INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Serbia: Lirimi i Haradinajt vendim skandaloz, i turpshëm e antiligjor

Reagon Serbia: Lirimi i Haradinajt vendim skandaloz, i turpshëm e antiligjor

Publikuar më: 14:51 27-04-2017

Qeveria e Serbisë e ka konsideruar vendimin e gjykatës në Colmar për lirimin e Haradinajt - të turpshëm, skandaloz, antiligjor dhe të padrejtë. Pas vendimit të gjykatës qeveria e Serbisë mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme. “Ky veprim në radhë të parë është i motivuar politikisht”, deklaroi kryeministri aktual i Serbisë i zgjedhur si President, Aleksandër Vuçiç pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Më tej Vuçiç bëri të ditur hapat që vedni i tij do të ndërmarrë ndaj Francës pas dhënies së këtij vendimi. Kryeministri Vuçiç deklaroi se do të thërrasë edhe formalisht për sqarime e protestë ambasadorin e Francës në Beograd. Po kështu Serbia bëri të ditur se do t'i dërgojë edhe një notë proteste Francës, ndërsa politikisht do të përgjigjet me vendimet e saj politike. "Askujt, e as Francës, nuk do t’i lejojmë ta injorojë Serbinë”, ka thënë Vuçiç. Vendimi për lirimin e kreut të AAK-s Ramush Haradinaj kanë sjellë reagime të forta nga ana e Serbisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432