INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon sërish Basha: U bëj thirrje protestuesve të qëndrojnë të bashkuar, dhuna skenar i mirëorganizuar i qeverisë Rama

Reagon sërish Basha: U bëj thirrje protestuesve të qëndrojnë të bashkuar, dhuna skenar i mirëorganizuar i qeverisë Rama

Publikuar më: 13:06 16-02-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli sërish për mediat lidhur me protestën që u përshkallëzua në dhunë.

Basha e tha përsëri me bindje se gjithça ndodhi është një skenar i mirëorganizuar i Edi Ramës, për të provokuar këtë reagim të protestuesve.

“Ky është një skenar ogurzi i Edi Ramës, për të çuar situatën në këtë pikë. Ju e patë se turma u ça fare lehtë, pas një përpjekjeje të banorëve të Unazës së Re dhe ndodhi ajo që ndodhi. Protesta nisi me lule për policinë dhe shumë paqësore, por ishte skenari i Ramës, ai që provokoi këtë situatë”, deklaroi Basha.

Lideri i Partisë Demokratike nuk dha një afat se kur dhe si mund të mbyllet protesta por u bëri thirrje protestuesve të qendrojnë të bashkuar, ndërsa theksoi edhe njëherë se kryeministri Edi Rama duhet çuar para drejtësisë.

“Populli është në të drejtën e tij ëpr të protestuar dhe vendos vetë se sa do të vazhdojë të qëndrojë këtu. Edi rama duhet të ishte para drejtësisë tani dhe jo në Vlorë, pasi duhet të japë llogari që ka lënë shtetin në duart e krimit”,.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083