INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon sërish Xhisiela: Politika të rrijë larg, jam gati të përballem me ligjin për...

Reagon sërish Xhisiela: Politika të rrijë larg, jam gati të përballem me ligjin për...

Publikuar më: 12:38 07-10-2018

Xhisiela Maloku, vajza që tronditi mbarë opinionin publik me deklaratat e saj ndaj djalit të deputetit Rrahman Rraja, ka reaguar sërish sot.

24-vjeçarja në një rrëfim me psikologen Ervisa Lula, ka thënë sërish se nuk është dhunuar apo përdhunuar nga djali i deputetit të PS.

“Jam gati të përballem me ligjin për dëshmitë e mia të rreme në prokurori”. Xhisiela Maloku në një rrëfim ekskluziv për Gazetën Shqiptare thotë se gjendja e saj psikologjike është rënduar akoma më shumë me arrestimin e ish-të dashurit të saj, Rexhep Rrajën, që sipas provave të mbledhura nga organi i akuzës ka ushtruar dhunë ndaj vajzës.

Gjithashtu Xhisiela ka folur edhe për deputetin Rrahman Rraja.

Teksa kërkon që politika të rrijë larg kësaj çështje, 25-vjeçarja shprehet se politikanët e kanë prekur këtë rast për të hedhur baltë mbi deputetin socialist, pasi sipas saj Rrahman Rraja është një njeri i drejtë.

“Këto janë gjërat tona personale, nëse doni të bëni politike hajde merruni me deputetin në fjalë, me Z. Rrahman Rraja, por duke pasur parasysh që ai është një njeri i drejtë, po merren ça bën djali i tij që tashmë është 24 vjeç duke më përdorur dhe mua.”

Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264