INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Shoqata e Bankave për vjedhjen e parave të Raiffeisen Bank dhe jo vetëm

Reagon Shoqata e Bankave për vjedhjen e parave të Raiffeisen Bank dhe jo vetëm

Publikuar më: 09:55 01-07-2016

Vjedhjet e parave të bankave, Shoqata e Bankave nuk i sheh më si rastësi. Pasi tre grabitje në 18 muaj sipas tyre janë shumë dhe madje të stisura.
I kontaktuar nga Monitor, Spiro Brumbulli, kryetar i Shoqatës së Bankave tha se ky është një shqetësim i madh për sistemin, pasi krijon pasiguri lartë dhe rrit kostot, pasi këto janë humbje të drejtëpërdrejta.
“Me të dhënat e deritanishme nuk mund të paragjykojmë lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që policia e ka nën hetim”, thotë ai. Gjithsesi ai shton se mirë  kur ndodhi në të dalë të bankës, e pastaj në rrugë, por kjo brenda në aeroport të lë pa fjalë.
“Duhet parë një analizë më e thelluar, pasi kur bëhen tre raste brenda një kohe të shkurtër, nuk është më rastësi”, thotë ai. “Mund të bëhej gjëmë më e madhe, grabitësit  mund të futeshin edhe në avion.
Brumbulli shton se bankat nuk kërkojnë gjëra të mëdha, por elementët bazë të sigurisë.
Ai thotë se duhet bashkëpunim për të diskutuar nëse ka dobësi ligjore apo dhe arsye të tjera. “Ka diçka që nuk shkon. Për një vit e gjysmë  është vjedhja e tretë, edhe pse bankat mundohen të respektojnë kushtet e ruajnë konfidencialitin”.
Kjo rrit pasigurinë e bërjes së biznesit dhe e shoqëron atë me kosto shtesë.
Ditën e djeshme, tre persona me armë hynë në pistën e avionëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, rrëmbyen disa thasë me para tw Raiffeisen Bank që do të transferoheshin jashtë me avionë, dhe u larguan pa arritur të kapeshin nga policia.

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506