INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Trump për dhunën në Virxhinia

Reagon Trump për dhunën në Virxhinia

Publikuar më: 08:59 16-08-2017

Presidenti i SHBA, Donald Trump sërish fajësoi të dyja palët për dhunën në Sharlotsvill në Virxhinia, duke shkaktuar reagime nga i gjithë spektri politik. Pati dhe pretendime se Presidenti duhet të kërkojë falje për fjalët që tha. Në një deklaratë Trump dënoi supremacistët e bardhë dhe prapë u kritikua sepse reagimi i tij ishte i vonuar. Por, në një konferencë për shtyp në Nju Jork, ai gjithashtu fajësoi mbështetësit e së majtës që sulmuan ata të së djathtës. Sipas analistëve, Trump dënoi ekstremistët e djathtë sepse ngulën këmbë këshilltarët e tij për të shmangur stuhinë politike, ndërsa në konferencën për shtyp tha atë që mendonte vetë pa pyetur njeri. Përveçse ndau fajin mes amerikanëve të thjeshtë dhe racistëve, supremacistëve të bardhë e nazistëve, Trump gjithashtu tha nëse duhen hequr statujat e Presidentëve Xhorxh Uashington dhe Tomas Xheferson që dikur kishin zotëruar skllevër.

Dhuna në Virixhina shpërtheu pasi supremacistët e bardhë protestuan kundër heqjes së statujës së një gjenerali skllavopronar të jugut. Demokratët padyshim, por edhe shumë republikanë, përfshirë John McCain, Jebb Bush, Marko Rubio, Pol Ryan e të tjerë dënuan me ashpërsi supremacistët e bardhë dhe fjalët e Presidentit, duke thënë se smund të ketë barazi morale mes protestave kundër racizimit dhe pro tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654