INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Ulsi Manja për audio-përgjimin: 'Zbulime të tilla vetëm Basha di të bëjë!'

Reagon Ulsi Manja për audio-përgjimin: 'Zbulime të tilla vetëm Basha di të bëjë!'

Publikuar më: 12:57 29-08-2018

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka dal ditën e sotme në një deklaratë për mediat për audio-përgjimin e Denar Bibës.

Në fjalën e tij Manja nuk i kurseu as ironit ndaj liderit të PD-së, i cili shprehet se pas katër vitesh i paska mbet Bashës të zbuloj shantazhet.

Ai e ka cilësuar se ajo çfarë dëgjohet në audio është një bisedë kafeje midis dy miqve.

“Zbulime të tilla vetëm, Lulzim Basha di të bëj. Opozita e sotme i di shumë mirë çështjet e pronave. PD ende nuk ka dhënë llogari për katrahurën që ka bërë me pronat në Shqipëri.

Dhe merr guximin dhe kërkon llogari për një bisedë kafeneje mes dy personave. Delegacioni shqiptar shkoi në vitin 2014 në Strasburg me një listë pronash dhe u miratua në vitin 2015.

Atëherë ça qenka ky shantazh, ku biseda e dy miqve në kafe u miratua më pas në Kuvend.

Lulzim Basha vazhdon të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të zhytet thellë në ujin e ndenjur ku ka zhytur opozitën shqiptare.

S’ke ç'i bën ky taksirat na ka zënë si mazhorancë, kur Lulzim Basha mori si zanat të ri atë të specialistit të audio-përgjimit”, tha Manja.

Article Logic
Execution time: 0.0038411617279053