INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon vajza e edukatores që dhunonte fëmijët: Mos hidhni vrer mbi nënën time të ndershme

Reagon vajza e edukatores që dhunonte fëmijët: Mos hidhni vrer mbi nënën time të ndershme

Publikuar më: 18:38 28-06-2016

Video e publikuar javën e kaluar, ku administratorja e kopshtit privat “Diren” ushtronte dhunë ndaj një të mituri 3-vjeçar, i tronditi të gjithë, dhe u shtuan dyshimet për kujdesin e fëmijëve në ambientet shkollore. Mirëpo një javë pas transmetimit të pamjeve tronditëse ku Shabani shfaqej duke dhunuar një fëmijë vetëm 3 – vjeç, mbrëmjen e kaluar emisioni investigativ “STOP” sjell një tjetër video, të një prej edukatoreve që punonte në këtë kopsht, e cila nxorri emrin e Elona Turdiut, si një prej dhunuesve të fëmijeve. Sipas edukatores, Elona Turdiu që ka punuar më parë në këtë kopsht i dhunonte masivisht fëmijët në mënyrë mizore.

Ndërkohë vajza e Elonës, e indinjuar nga videoja e publikuar mbrëmë, ka reaguar për Anabel.al duke thënë se asgjë nga ato që ka thënë edukatorja nuk janë të vërteta, sepse ajo nuk ka punuar asnjëherë me Elona Turdiun, duke qenë se e ka zëvendësuar atë. Vajza e Turdiut shprehet se nëna e saj është një edukatore e respektuar nga prindërit, dhe nuk ka ushtruar kurrë dhunë mbi fëmijët.

Reagimi i vajzës së Elona Turdiut

Pak orë pas kësaj, vajza e Elona Turdiut ka reaguar për Anabel.al, duke u shprehur se asgjë nga ato që ka thënë edukatorja nuk janë të vërteta, pasi ajo nuk ka punuar asnjëherë me Elona Turdiun, duke qenë se e ka zëvendësuar atë. Vajza e Turdiut shprehet se nëna e saj është një edukatore e respektuar nga prindërit, dhe nuk ka ushtruar kurrë dhunë mbi fëmijët.

 “Mami im ka pesë muaj qe është larguar nga kopshti Diren , dhe falë 15 viteve eksperiencë nuk i është dashur që marrëveshjen me fëmijët ta ndërtojë në bazë të dhunës . Për sa kohë mami im ka qëndruar në atë kopësht Anja ka qenë thjesht administratore në kopsht dhe s’ka pasur asnjë moment dhune mbi fëmijët. Çdo gjë ka qenë ok , për këtë flasin edhe faktet që prindërit na kanë kontaktuar dhe na kanë falenderuar që për aq kohë sa mami ishte aty fëmijët ishin të kënaqur . Për sa i përket periudhës më pas nuk mbajmë asnjë lloj përgjegjësie sepse as nuk kemi parë më e as dëgjuar deri në momentin e shfaqjes së videos!

Sa për Danielën mund ta kuptoni fare qartë që është një trillim që në momentin që ajo ka zëvendësuar mamin tim, pra ajo nuk ka punuar kurrë me Lonën! E vërteta do të zbardhet dhe për këtë faktet do të flasin. Deri atëherë do t’ju lutesha të mos villni më vrer e të bëni me faj një person që mbi të gjitha është njeri dhe jeton me nder e dinjitet , dhe me respekt nga të gjithë prindërit që ka hasur gjatë punës!".

Article Logic
Execution time: 0.0044159889221191