Aktori i njohur Robert Ndrenika në një intervistë ka deklaruar se nuk është kundër ndërtimit të një teatri të ri nëse nuk preket tokë nga teatri aktual.
Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Ai e ka cilësuar si një lajmë të shkëlqyer që Ndrenika është pro një teatri të ri.
Gjithashtu ai i ka premtuar aktorit se teatrit aktual nuk do ti preket asnjë milimetër.
“Lajm i shkëlqyer që i madhi Robert Ndrenika është PRO Teatrit te Ri! Asnjë milimetër nuk merret e garancia për këtë është një negociatë ku aktoret dhe arkitektet bëhen pjesë me po këtë frymë bashkëpunimi që shfaq kaq bujarisht miku ynë Ndrenika për Teatrin e Tiranën që duam”, shkruan Veliaj.