INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Vuçiç: Shqiptarët dërguan mjete të blinduara për të provokuar konflikt!

Reagon Vuçiç: Shqiptarët dërguan mjete të blinduara për të provokuar konflikt!

Publikuar më: 21:18 14-01-2017

Nuk ka vonuar as reagimi i kryeministrit Aleksandër Vuçiç për trenin serb, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë.

Ai reagoi me simbole nacionaliste serbe nga policia e Kosovës në Rashkë. Vuçiç deklaroi për mediat se janë dërguar 17 mjete të blinduara për të provokuar konflikt nga shqiptarët, pa leje të ndërkombëtarëve. Por nuk ngurroi të shprehte as zhgënjimin ndaj këtyre të fundit, specifikisht për shkak të reagimit të vakët të Bashkimit Europian nda kësaj situate. Ai shtoi gjithashtu se policia kërkonte të arrestonte udhëtarët bashkë me makinistin, ndërkohë që nuk i përmbajti as kërcënimet me fjalë të forta se “Serbia nuk do të lejojë sulm ndaj serbëve në Kosovë”.

Article Logic
Execution time: 0.0021858215332031