INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Real Madrid, 221 milionë euro për Mbappe-Donnarumma

Real Madrid, 221 milionë euro për Mbappe-Donnarumma

Publikuar më: 08:41 27-06-2017

Real Madrid ka filluar të mendojë për të ardhmen, siç tregojnë edhe planet që Zinedine Zidane ka bërë për merkaton e verës. Pas një ecurie të jashtëzakonshme në sezonin e tij të parë të plotë në drejtim të “Los Blancos”, gjatë të cilit ka fituar kampionatin për herë të parë në pesë vitet e fundit dhe bëri Real-in ekipin e parë në historinë e Champions League që e fitoi këtë kompeticion për vitin e dytë radhazi, francezi synon të vazhdojë në këtë rrugë. për ta bërë një gjë të tillë, ai do të duhet të ketë ën dispozicion lojtarët më të mirë në qarkullim dhe, si gjithmonë, do të jetë mbështetjen e Florentino Perez në merkato për të siguruar objektivat që do.

Sipas “Marca”, francezi synon të realizojë një operacion të dyfishtë me vlerë 221 milionë euro. Të dy lojtarët e shënjestruar nga “Zizou” janë 18 vjeç dhe quhen Kylian Mbappe dhe Gianluigi Donnarumma. Dy futbollistë që mendohet se do të jenë më të mirët në pozicionet respektive në të ardhmen. Sulmuesi i Monaco kërkohet nga shumë klube aktualisht, pas sezonit të jashtëzakonshëm që zhvilloi me bardhekuqtë, me 21 gola të realizuar në të gjitha kompeticionet.

Për sa i takon Donnaruma, portieri i Milan duhet të jetë një objektiv më i lehtë për t’u arritur, duke parë se ai nuk ka rinovuar me kuqezinjtë dhe se kontrata e tij skadon në fundin e sezonit të ardhshëm. Kjo do të thotë se Gigio mund të transferohet me kosto zero verën e ardhshem ose të kalojë në këtë sesion të merkatos për “vetëm” 22 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391