Real Madrid nuk mori dot më shumë sesa një barazim 2-2 në “Santiago Bernabeu”, në sfidën ndaj Valencias.
Dy gola të Asensios nuk mjaftuan që madrilenët të merrnin 3 pikët, pasi Soler dhe Kondogbia arritën të mposhtnin Keylor Navas.
Me këtë barazim, Reali shikon Barcelonën të nisë shkëputjen në krye të klasifikimit. Katalanasit kanë grumbulluar 6 pikë nga dy ndeshjet e tyre të para, ndërsa Reali vetëm 4.
Për Realin, në këtë ndeshje munguan C. Ronaldo dhe Sergio Ramos.