Reali i Madridit ka pësuar një humbje befasuese ndaj Gironas, hap ky që mund t’i kushtojë shtrenjtë, në luftën për titullin kampion.
Skuadra e Zidanes nuk arriti të menaxhojë avantazhin e pjesës së parë, pas golit të Iscos, teksa nxorri dy herë topin nga rrjeta, në minutën e 54-t dhe 59’.
Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo vijon të mos gjejë rrugën e rrjetës, duke mbetur në kuotën e vetëm 1 goli të shënuar, në këto javë të para të Primera Division-it. Futbollisti më i mirë i vitit, i saposhpallur nga FIFA, duket në një formë aspak të mirë në këtë fillim sezoni dhe nuk po jep kontributin e duhur, që Reali të dalë nga kjo situatë.
Pas këtij rezultati, Reali mbetet në vendin e 3-të me 20 pikë, por tani Barcelona ka 8 pikë më shumë, ndonëse janë luajtur vetëm 10 javë.