Valencia ka mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Real Madrid në sfidën e prapambetur të kampionatit spanjoll. Një hap fals ky për skuadrën e drejtuar nga Zinedin Zindane, duke mos arritur dot që të thellojë distancën në krye të klasifikimit.Valencia kaloi në avantazh pas vetëm katër minutash lojë me anë të Simone Zaza. Sulmuesi italian shënoi një gol të mrekullueshëm, të dytin për të në dy ndeshjet e fundit, pasi kontrolloi topi në qendër të mbrojtjes dhe mposhti portierin Navas me një kthesë të befasishme. Pesë minuta më vonë, Valencia goditi sërish kur gjatë një kundërsulmi Luis Nani shërbeu për Orellana. Real Madrid hyri në lojë në aksionin e fundit të pjesës së parë kur Cristiano Ronaldo tundi rrjetën me një goditje të saktë me kokë, pas krosimit të ardhur nga Marcelo. Me këtë rezultat, rikthehen shpresat për fitoren e titullit edhe te Barcelona. Katalanasit janë vetëm 1 pikë pas Realit, me këta të fundit që kanë një ndeshje më tepër për të luajtur.