Reali i Madridit mbetet gjithnjë në kërkim të një portieri më cilësor se ai që ka aktualisht. Kejlor Navas nuk i bind drejtuesit madrilenë, të cilët kërkojnë një emër të madh për të mbrojtur portën e tyre duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Pas refuzimit nga ana e Tibo Kurtuas, drejtuesit e klubit merengues i janë rikthyer një emri mjaft të njohur prej tyre. Bëhet fjalë për David De Gean, i cili një sezon më parë ishte thuajse i transferuar te Reali por një defekt në printer ia mohoi këtë gjë.
Portieri spanjoll që aktualisht luan për Mançester Junajtid është i pakënaqur nga klima e krijuar te ekipi anglez dhe mendohet se ka kërkuar largimin. Ndërkohë, drejtuesit e Realit kanë gati një ofertë prej 70 mln eurosh për të marrë shërbimet e tij, shifër e cila mund të bindë Junajtid ta lërë të lirë në merkaton e verës.