Ashtu dhe siç parashikohej, Roma nuk ka hasur vështirësi në fushën e
Palermos, duke fituar pastër me rezultatin 0-3. Një gol i El Sharawy në pjesën e parë dhe 2 gola të Dzeko e Bruno Peres i dhanë 3 pikë të besuarve të Spaletit, e cila u ngjit në vendin e 2-të. Në kampionatin spanjoll, humbja e Barcelonës sikur i ka përgjumur disi futbollistët madrilenë, pasi në “Bernabeu” kalun me shume vështirësi Betis me rezultatin 2-1. Të parët ishin andaluzët që kaluan në avantash me Sanabria, por në fund të pjesë së parë, C.Ronaldo shënoi në zonë me kokë. Duhet të vinte mesi i pjesës së dytë, kur i përhershmi Sergio Ramos të shënontë golin e avantazhit për t’i dhënë fitoren Realit të Madridit, e për t’a rikthyer sërish në vendin e parë, pas humbjes së katalanasve në fushën e La Corunës.