INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Real Madrid, James dhe Isco drejt largimit

Real Madrid, James dhe Isco drejt largimit

Publikuar më: 19:01 17-03-2016

Te Reali i Madridit po përgatitin një revolucion të vërtetë për merkaton e verës me shumë futbollistë të rinj që pritet ti bashkohen skuadrës, dhe të tjerë që do të përshkojnë rrugën e kundërt duke u larguar nga Los Blancos. Sipas asaj që raporton gazeta madrilene AS, dy lojtarë që pritet ti japin lamtumirën klubit merengues janë James Rodriguez dhe Francisco Roman Alarcon Suarez i njohur nga të gjithë si Isco.

Nga shitja e James Rodriguez, Los Blancos kërkojnë të përfitojnë të njëjtën shumë që shpenzuan për kartonin e tij dy vjet më parë, 80 milionë Euro.

Chelsea, Manchester United dhe Manchester City por edhe Bayerni Mynihut kanë shfaqur interes për 24-vjecarin. Blutë e Londrës madje për të bërë të mundur kalimin e James në Stamford Bridge janë të gatshëm ti ofrojnë Realit si shkëmbim kartonin e belgut Eden Hazard i cili pëlqehet tejmase nga klubi spanjoll. Përsa i përket Iscos edhe me Zidane në drejtim, mesfushori spanjoll nuk ka gjetur shumë hapësira në formacion dhe gjasat janë që edhe ai të largohet nga Santiago Bernabeu në verë. Për lojtarin interesohen Manchester City dhe Juventusi që janë gati të ofrojnë deri në 35 milionë Euro për kartonin e 23-vjecarit.

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844