Real Madrid është i gatshëm t’i largojë shtatë futbollistë përkundër triumfit në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka bërë gati “fshesën”.
E përditshmja sportive madrilene “AS” ka bërë të ditur se francezi është i gatshëm t’i shesë shtatë futbollistë, gjatë afatit kalimtar të verës.
Raphael Varane, Danilo, Mateo Kovacic, James Rodriguez, Isco, Jese e Karim Benzema nuk e kanë vendin e sigurt në “Santiago Bernabeu”.
Disa prej tyre si Varane, Kovacic, James, Isco e Benzema raportohet se kanë zgjuar interesim nga klube të ndryshme evropiane.