Real Madrid ka arritur të barazojë me Sevillan me rezultatin 3-3, duke shënuar një rekord të ri, 40 ndeshje pa humbje. Skuadra e Zidan barazoi me Sevillan në minutën e 93-të me gol të Karim Benzema.
Në minutën e 83-të ndeshja ishte me rezultatin 3-1 në favor të Sevillas, por më pas madrilenët bënë mrekullinë duke arritur të shënonin edhe dy herë. Ramos shënoi në minutën 83, ndërsa Benzema në të 93-të. Golin tjetër për ekipin e Zidan e shënoi Ansensio, ndërsa për Sevillan shënuan Jovetiç, Iborra dhe autogol i Danilos.
Me këtë rezultat, madrilenët kanë barazuar serinë e 40 ndeshjeve radhazi pa humbje të Nottingham Forest, seri që është shënuar në vitin 1978. Ndërsa, kanë thyer rekordin spanjoll që e mbante Barcelona, me 39 ndeshje radhazi pa humbje. Skuadra e Zidane ka fituar 30 ndeshje dhe ka barazuar 10 deri tani. Sfida e radhës janë 43 ndeshjet pa humbje të Juventusit.