Nuk është një ‘bombë’ e transferimeve, por një ‘bombë’ sa u përket të ardhurave të Real Madridit.
Klubi mbretëror tash e disa vite vishet nga gjiganti Adidas, ndërsa kontrate e re mes palëve pritet të jetë 140 milionë në vit.
Kështu shkruajnë sot mediat në Spanjë, duke shtuar se marrëveshja pritet të jetë dhjetë vjeçare.
Nëse kjo marrëveshje arrihet atëherë do të kalojë atë të Manchester United që fiton 98 milionë në vit nga i njëjti sponsor.
‘Los Blancos’ me këtë kontratë do të jenë më të lirë që të manipulojnë në tregun e lojtarëve.