INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Real Madridi “pushton” sërish Evropën [VIDEO]

Publikuar më: 08:13 10-08-2016

Real Madrid është shpallur fitues i Superkupës së Europës duke mundur Seviljen në limitin e kohës shtesë.

Në Norvegji “merengesët” kanë mundur 3-2 Seviljen dhe fitojnë Superkupën e Europës 2016, e treta në historinë e tyre. Daniel Carvajal dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos janë heronjtë e padiskutueshëm të Real Madrid në finalen e Superkupës së Europës, ndaj ekipit tjetër spanjoll Sevilja

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Marco Asensio, Real Madrid ka rrezikuar t’i ikë nga duart titulli pasi Sevilja reagoi shumë mirë duke shënuar dy gola. Golin e parë për Sevilja e shënoi Franco Vazquez në minutën e 41’ të pjesës së parë duke mbyllur në barazim edhe 45 minutat e para.

Ndërsa goli i avantazhit për ekipin e drejtuar nga Jorge Sampaoli, u shënua nga ukrainasi Yevheniy Konoplyanka në minutën e 72’.

Por ndërsa ndeshja po i afrohej fundit dhe tifozët e Seviljas kishin nisur festën, kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos edhe një herë tjetër u kthye në shpëtimtarin e skuadrës së tij, duke barazuar rezultatin në sekondat e fundit, duke e dërguar kështu ndeshjen në kohën shtesë.

Reali gjeti golin e fitores përfundimtare në minutën e 120 me Dani Carvajal që depërtoi në zonë për të shënuar me një goditje të bukur golin e 3-2 që vendosi ndeshjen duke i dhënë trofeun e parë sezonal Realit të Madridit.

Article Logic
Execution time: 0.0034668445587158