Real Madridi mposhti Barcelonën në Camp Nou me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.
Pas një pjese të parë pa gola, gjithçka shpërtheu në pjesën e dytë, ku fillimisht Gerard Pique shënoi autogol, para se rezultati të barazohej nga Leo Messi.
Por nuk shkoi shumë dhe Reali ktheu epërsinë me anë të Cristiano Ronaldos, i cili shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca. Ronaldo më pas u përjashtua me të kuq, pasi u ndëshkua me të dytin të verdhë, Reali shënoi golin e tretë me anë të Asensios.
Tani skuadra e Zidane ka avantazh prej dy golave, para ndeshjes së kthimit që zhvillohet të mërkurën, në Santiago Bernabeu.