Champions League dhuron surpriza të shumta mbrëmjen e sotme. Kampionët në fuqi të Realit të Madridit kanë pësuar një humbje shokuese 1-0 në Moskë, ndaj CSKA-së. Skuadra ruse shënoi që në minutën e 2-të me Vlasic duke shfrytëzuar nga përgjumja e mbrojtjes së spanjollëve. Madrilenët tentuan që të reagonin, por nuk mundën që të gjenin as golin a barazimit.
Bayerni vijon krizën e rezultateve edhe në Champions, teksa nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Ajax. Bavarezët e nisën mjaft mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me Hummels, por reagimi i holandezëve erdhi në minutën e 22-të me Mazraoui, që barazoi shifrat. Ajaxi shpërdoroi shumë mundësi të mira shënimi.
Manchester United ndërkohë nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Valencias. Skuadra spanjolle shpërdoroi shumë mundësi shënimi, por edhe ekipi i drejtuar nga Jose Mourinhos kishte rastet e tij për të shënuar.
Roma ka fituar me lehtësi 5-0 ndaj Viktoria Plzen, duke marrë 3 pikët e para. Edin Dzeko realizoi tripletë, Under me talentin Kluivert, ishin autorët e golave të tjerë për skuadrën e Di Francescos.