Real Madridi ka mposhtur Sevillan me rezultat 4:0 duke dhuruar spektakël për të pranishmit në ‘Santiago Bernabeu’ në një sfidë ku u humbën dy 11-metërsha, një nga Gameiro dhe një një tjetër nga Cristiano Ronaldo. BBC funksionojë në përfeksion në këtë përballje, fillimisht Bale pasoi saktë për Benzema për golin e 1-0 që në minutën e 6-të.
Në minutën e 27-të Gameiro gaboi përballë Keylor Navasit nga pika e bardhë e penalltisë, ndërrsa pjesa e dytë nisi me një tjetër 11-metërsh të humbur, këtë radhë nga Cristiano Ronaldo, që goditi jashtë.
Gjithsesim portugesi e shleu shumë shpejt gabimin në minutën e 64, i asituar nga Danilo, ndërsa dy minuta më pas Bale shënoi një gol të thjeshtë pas një lëvizjeje të zgjuar të Benzemasë. Llogaritë me Sevillan i mbylli Jese Rodrigues në minutën e 86-të për rezultatin final 4-0.