Real Madridi e nis sezonin e ri të La Liga-s me fitore të pastër ndaj Deportivo La Corunas. Kampionët e Spanjës fituan 3-0 në transfertë dhe me këtë rezultat marrin menjëherë kreun e klasifikimit falë golavarazhit më të mirë se rivalët. Në pjesën e parë Bale zhbllokoi shifrat në minutën e 20-të, ndërsa në të 27’ dyfishoi Casemiro. Pjesa e dytë u kontrollua nga madrilenët, të cilët shënojnë në minutën e 62-të me Toni Kroos. Rezultati final 3-0 e nxjerr menjëherë skuadrën e Zidane në krye të renditjes.
Barcelona ka arritur të mposhtë pa probleme Real Betisin dhe të nisë mbarë sezonin e ri të Primera Division. Me largimin e Neymar dhe Suarez të dëmtuar, Lionel Messi pati Deulofeu dhe Alcacer si partnerë në sulm. Gjithsesi katalanasit dominuan takimin dhe arritën të shënojnë dy herë brenda tre minutave, në të 36-ën autogol dhe në të 39-ën me Sergi Roberto. Kjo ishte nëj fitore mjaft e rëndësishme për Barcelonën, e cila u godit nga largimi i Neymar dhe humbjet e hidhura në Superkupë, ndaj Real Madridit. Vlen të përmendet që futbollistët e Barcelonës nuk patën të stampuara emrat e tyre në bluzat më të cilat luajtën sonte, por thjesht "Barcelona", në homazh të viktimave të sulmit terrorist të ndodhur në këtë qytet.