INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reali gjunjëzon Bayernin në shtëpi, Atl.Madrid i falet Griezmann

Reali gjunjëzon Bayernin në shtëpi, Atl.Madrid i falet Griezmann

Publikuar më: 08:46 13-04-2017

Bayern Mynih “gjunjëzohet” nga Reali Madridit në çerekfinalen e parë të Championsit të zhvilluar në “Allianz Arena” falë një dygolëshi të Cristiano Ronaldos. 2-1 për Los Blancos u mbylk kjo klasike e futbollit europian, me nxënësin Zidan që i dha leksion mësueit të tij Ancellotti. Në fakt ishte një përballje me dy fytyra, pasi në pjesën e parë dominuan bavarezët që shënuan që në minutën e 25-të me Vidal, i cili shpërdori më pas një 11 – metërsh në pak para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.
Pjesa e dytë nisi me gol për Realin, që barazoi rezultatin me një goditje të saktë të Cristiano Ronaldos thuasje nga pika e bardhe e penalltisë.
Për Bayernin u bë gjithcka më e vështirë pas ndëshkimit të Javi Martinezit me kartonin e dytë të verdhë në të 67-ën.
Në të 77-ën Ronaldo i shërbyer nga Asensio shënoi golin e fitores për Los Blancos, që në sfidën e kthimit kanë edhe avantazhin e fushës për të prerë biletën për në gjysmëfinale.
Ne “Vicente Calderon” Atletico e Madridit fitoi me rezultat minimal ndaj Leicecter Cityt, duke lënë gjithcka të hapur për takimin e kthimit.
Antoine Griezmann shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar po vetë në minutën 26-të, me rezultatin që nuk ndryshoi më deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447