INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Reali i pandalshëm, fiton edhe Superkupën [VIDEO]

Publikuar më: 08:22 17-08-2017

Reali i Madridit ka fituar Superkupën e Spanjës, duke mundur edhe në ndeshjen e dytë Barcelonën me rezultatin 2-0.

Madrilenët nuk “kanë falur” asgjë në Santiago Bernabeu, duke qëndruar gjatë gjithë kohës agresivë dhe duke patur edhe shumë mundësi të tjera për të shënuar.

Trajneri Zidane kishte guxuar të luante pa 3 lojtarë titullarë, përveç Ronaldos së përjashtuar, pasi nuk kishte futur në formacion as Bejl, Isko e Kasemiro.

Megjithatë Reali edhe rezervat i ka lojtarë luksi, pasi që në minutën e 4-t, 20-vjecari Asensio shënon nga 25 metra, duke suprizuar portierin Ter Stegen të Barcelonës. Duke bërë ligjin në mesfushë, Modriç, Kros dhe Kovaçiç, si edhe Vaskes nga e djathta, kaluan deri në xhonglime me topin gjatë gjithë pjesës së parë, aq sa në mesin e saj, çdo sulm i madrilenëve u kthye në një rast shënimi, ku Benzema bëri vetëm repartin e sulmit. Ishte pikërisht francezi që pas një krosimi të Marcelos nga e majta, kontrolloi bukur topin dhe shënoi me të majtën brenda zonës.

Pa histori ishte edhe pjesa e dytë, ku Barcelona e Messi, nuk shkëlqyen dot. Një shtyllë e argjentinasit u duk rast fare sporadik, ashtu si edhe një zhytje me kokë e Suarez. Në fund, triumfojnë edhe në këtë trofe madrilenët e Zidane, të cilët, me sa duket, me Ronaldon apo pa të, me ose pa Bejl a Isko, tashmë luajnë nën filozofinë e francezit, e janë edhe këtë sezon, skuadra për t’u mundur.

Kjo është hera e dhjetë që Real Madridi e fiton Superkupën e Spanjës (pas atyre në vitet 1988, 1989, 1990, 1993, 1997, 2001, 2003, 2008 dhe 2012), ndërsa Barcelona e ka fituar 12 herë këtë trofe.

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502