Real Madrid nuk ka arritur të hedhë pas krizën e rezultateve në kampionat, pasi humbi në "Santiago Bernabeo", 0-1 ndaj Real Betis. Madrilenët ishin të plotë në këtë takim, ndërsa u rikthye në fushë edhe Cristiano Ronaldo, që përfundoi pezullimin prej pesë ndeshjesh. Real ka startuar sezonin në mënyrën më të keqe të mundëshme, pasi në pesë javë, ka fituar dy takime, barazuar po aq dhe humbur 1, duke mbetur në kuotën e 8 pikëve.