IN SPORT
Reali niset drejt Maqedonisë, Ronaldo do të luajë nesër

Reali niset drejt Maqedonisë, Ronaldo do të luajë nesër

Publikuar më: 12:36 07-08-2017

Real Madrid ka nisur udhëtimin drejt Maqedonisë pasi më 8 gusht do të luajë kundër Manchester United në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Europës.

Cristiano Ronaldo të luaje disa minuta në Shkup kundër Manchester United për Super Kupën e Europës.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga ekipi i Real Madrid, i cili ka publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në kryeqytetin e Maqedonisë për sfidën e së martës.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se Ronaldo nuk pritet të luajë 90 minuta, por do të zbresë në fushë disa minuta në shërbim të ekipit.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0029881000518799