Spektakël dhe emocione pa fund kanë dhuruar ndeshjet e Champions League,rekorde, gola, kartonë të kuq, penallti e humbur.
Reali i Madridit ka gjunjëzuar Bayernin e Mynihut brenda në shtëpi duke e mposhtur me përmbysje me rezultatin 1-2. Ndeshja filloi e mirë për gjermanët, që gjetën golin të parët me Vidal, ndërsa në fund të pjesës së parë humbi një penallti që mund kishte vulosur ndeshjen.
Pjesa e dytë nisi me gol për Realin, që barazoi rezultatin me një goditje të saktë të Cristiano Ronaldos thuasje nga pika e bardhe e penalltisë. Për Bayernin u bë gjithcka më e vështirë pas ndëshkimit të Javi Martinezit me kartonin e dytë të verdhë në të 67-ën. Në të 77-ën Ronaldo i shërbyer nga Asensio shënoi golin e fitores për Los Blancos, që në sfidën e kthimit kanë edhe avantazhin e fushës për të prerë biletën për në gjysmëfinale.
Ronaldo hyri në histori pasi shënoi golin e 100 në Europë.
Ne “Vicente Calderon” Atletico e Madridit fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Leicecter Cityt, duke lënë gjithcka të hapur për takimin e kthimit.
Në ndeshjen tjetër Monaco befasoi 2-3 Borussian e Dortmundin në Signal Iduna Park, një ditë pas sulmit me bombë që iu bë autobusit të skuadrës gjermane ku mbeti lehtësisht i plagosur marc Bartra.