INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Realitet i hidhur. Edhe pas hekurave pagesat janë të larta

Realitet i hidhur. Edhe pas hekurave pagesat janë të larta

Publikuar më: 16:17 20-12-2017

Ligji i tarifave gjyqësore është kthyer për rishqyrtim në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta. Por komisioni i ligjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit, duke paralajmëruar kështu lënien në fuqi të ligjit të Tarifave gjyqësore, i cili rrit me të paktën 10 herë të gjitha tarifat gjyqësore. Avokatët kundërshtojnë këtë ligj, madje publikojnë të gjitha tarifat që do tu duhet të paguajnë qytetarët në rast se ata duhet ti drejtohen shkallëve të ndryshme të sistemit të drejtësisë. Ish ministrja e drejtësisë, avokatja Brikena Kasmi sjellë një shembull konkret se sa do tu duhet të paguajnë shuma të konsiderueshme pranë institucioneve të drejtësisë.
Brikena Kasmi:
“Një kërkesë padi për kthim shume do të kushtojë:
Shuma: 20.000 Euro
Shkalla e parë = 200 Euro
Sigurim padie = 100 Euro
Apel = 100 Euro
Gjykata e Lartë = 100 Euro
Ankim = 20 Euro
Rekurs = 20 Euro
Totali pa përfshirë pagesën e avokatit dhe kërkesa të veçanta apo ankime të veçanta proceduriale apo kërkesa për shtyrje apo kërkesa për përjashtim gjyqtari = 540 Euro”.
Shqetësimit të Brikena Kasmit në facebook i janë bashkuar një numër i madh i avokatëve, të cilët në fakt kanë paralajmëruar për IN Tv dërgimin e ligjit në Kushtetuese.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162