Kayla Hurley kapi “majat” me peshën e saj në peshën tronditëse prej 160 kilogramësh dhe pas dy vitesh ia doli të humbte plot 87 kilogramë.
Edhe pse këtë peshë e ka humbur disa kohë më parë, ajo ka treguar së fundmi diçka jo dhe aq të këndshme pas kësaj arritjeje fantastike. Jo gjithçka është e bukur kur humbet në peshë dhe e para që e vuan këtë është lëkura. Ajo ndau me njerëzit në rrjetet sociale pamjen e trupit të saj pasi humbi peshë, me lëkurën tërësisht të transformuar. Pesha e tepërt ka bërë që lëkura t’i hapet ndërsa tani që e humbi atë e ka gjetur veten me lëkurë të varur. Megjithatë Kayla tregon se ndryshimi ia vlejti dhe tani po ruan para për një operacion plastik që të heqë lëkurën e tepërt dhe të tonifikojë trupin në mënyrë natyrale.