Momenti që i ndryshoi jetën Zahra Khoshnavaz ishte tërmeti i fundit në Tehran.
'“Pyeta veten: ‘Pse të vdesësh në tërmet pa realizuar ëndrrat e tua? Pse të mos shkosh në të stadium?’ Kështu që vendosa të shkoj.”Zahra Khoshnavaz nuk është lejuar të shohë ndeshjet e futbollit të skuadrës iraniane pasi ajo është një femër, kështu që vendosi të shkonte duke u maskuar si burrë.
Ajo preu flokët, veshi rroba të gjëra dhe mori një mjekër false dhe shkoi në staium duke thyer rregullat dhe ligjet e shtetit.
Ajo tashmë ka marrë pjesë në dy ndeshje e maskuar dhe thotë se ka planifikuar të shkojë përsëri por e di shumë mirë se veprimi i saj mund të jetë fatal.