Kanë vdekur 5 ushtarakët në bordin e një helikopteri rus të rrëzuar në Siri. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
“Ata që gjendeshin në helikopter, për aq sa kemi dijeni nga informacionet e ardhua nga ministria e Mbrojtjes, kanë vdekur. Kanë vdekur në mënyrë heroike, sepse kërkonin ta largonin mjetin fluturues për të shmangur viktima në tokë”.
Sipas mediave ndërkombëtare, helikopteri është rrëzuar nga militantë të armatosur të opozitës siriane pranë Saraqeb-it.
Rusia ka qënë një prej aleatëve kryesore të Sirisë në luftën kundër Shtetit Islamik por edhe kundër rebelëve që kundërshtojnë regjimin e Bashar al-Assad. Kjo mund të jetë edhe arsyeja e këtij sulmi të ardhur nga rebelët