INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
RECETA E TË DIELËS: Revani në katër hapa

RECETA E TË DIELËS: Revani në katër hapa

Publikuar më: 15:34 16-06-2016

Nga Laura Koronaci


Revani është një ëmbëlsirë tradicionale greke të cilën dhe ju mund ta realizoni në shtëpinë tuaj në vetëm katër hapa. Këtë ëmbëlsirë ju mund ta shijoni kështu ose bashkë me akullore.

PËRBËRËSIT

Për bazën:
6 vezë(ndajmë të verdhën nga e bardha)
140 gr. sheqer
140 gr. bollgur i thërrmuar hollë (simigdal për revani)
70 gr. miell për çdo përdorim

Për sherbetin:
250 gr. sheqer
220 gr. ujë
30 gr. glukozë

 

PËRGATITJA

Për revanin:
1. Rrahim në mikser të verdhat e vezëve me 100 gr. sheqer derisa përzierja të zbardhet. Shtojmë bollgurin dhe miellin dhe e trazojmë mirë.
2. Rrahim të bardhat e vezëve me 40 gr. sheqer në mikser derisa të bëhet e fortë. Pas kësaj e hedhim te pjesa e parë e përzierjes dhe e trazojmë mirë.
3. Hedhim përbërjen e fituar në një tavë të lyer me gjalpë. E futim në furrë të nxehur më parë, në 170° C, për 20-30 minuta.
Për sherbetin:
4. Në një enë ziejmë ujin, sheqerin dhe glukozën për 3 minuta (duke filluar numërimin nga momenti i zierjes). Pasi nxjerrim revanin nga furra hedhim sherbetin e nxehtë. (të dyja të nxehta)

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557