INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Receta e të dielës: Tiramisu e çastit në vetëm 20 minuta

Receta e të dielës: Tiramisu e çastit në vetëm 20 minuta

Publikuar më: 11:24 27-05-2016

Sikurse çdo të diel tashmë, edhe kësaj herë intv.al, ju sjell recetën për një ëmbëlsirë shumë të thjeshtë dhe të shpejtë. Nëse këtë të diel jeni duke e kaluar në shtëpi, një tiramisu do të ishte perfektë.



PËRBËRËSIT (për 4-6 persona)
Për kremin:
• 300 gr krem djathi
• 300 gr krem qumështi, 35% yndyrë e rrahur në shllak

Për bazën:
• 1 pako biskota për tiramisou (si në foton)
• 250 ml kafe ekspres
• 250 ml qumështi i freskët
• 80 ml konjak
• 1 lugë supe liker sipas dëshirës
• 2 lugë supe kakao

PËRGATITJA
Për kremin:
Në kovën e mikserit (përzierësit) hedhim kremin e djathit bashkë me kremin e qumështit dhe i përziejmë për 5-7 minuta në pikën maksimale.

Për bazën:
• Në një enë përzieni kafen, likerin, konjakun dhe qumështin.
• Futni në enën e mësipërme dy nga dy biskotat për tiramisu dhe lërini derisa të zbuten.
• Filloni të vendosni biskotat e zbutura në një enë tjetër në formën e një shtrese dhe mbi të hidhni një pjesë të kremit. Të njëjtën procedurë bëjeni deri t’ju mbarojnë përbërësit. Përsipër hidhni kakaon dhe vendoseni të frigorifer për 20-30 minuta.

Article Logic
Execution time: 0.0030601024627686