INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Receta e të dielës: Tortë më biskota OREO

Receta e të dielës: Tortë më biskota OREO

Publikuar më: 11:47 17-07-2016

Nga Laura Koronaci

 

Tortat janë ndër ëmbëlsirat më të dashura aq më tepër kur kanë në përbërje biskotat fantastike oreo. Nuk është domosdoshmërish e thënë se tortat behën vetëm me raste ditëlindjesh. Mos i kurseni vetes shijen e mrekullueshme të saj.


PËRBËRËSIT
5-6 pako OREO (paketim prej 154 gr.)
500 gr. krem qumështi e ftohtë
200 ml. qumësht i vakët
2 lugë supe sheqer pluhur
 
PËRGATITJA
1.    Rrahim në shpejtësi të lartë në mikser kremin e qumështit me sheqerin pluhur, derisa kremi të forcohet.
2.    Tek qumështi i vakët lagim biskotat oreo dhe më pas i shtrojmë ato në enën që do përgatisim tortën, njëra pran tjetrës. Kujdesemi të mos lëmë hapësira mes biskotave.
3.    Në shtresën e biskotave shtojmë kremin që bëmë në fillim.
4.    Shtrojmë një shtresë tjetër me oreo, pasi i kemi zhytur më parë në qumësht.
5.    Krijojmë edhe një shtresë tjetër me kremin që na mbeti.
6.    Tortën e vendosim në ngrirje, rekomandohet 24 orë para se ta shërbeni.

Article Logic
Execution time: 0.0034031867980957