INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Receta e të dielës: Trung çokollate në katër hapa

Receta e të dielës: Trung çokollate në katër hapa

Publikuar më: 12:39 03-06-2016

Provojeni sot dhe do na falënderoni nesër!

PËRBËRËSIT
750 gr. biskota
½ filxhani çaj sheqer pluhur
2 lugë supe kakao
125 gr. margarinë
1 filxhanë kafeje liker
2 filxhanë çaji qumësht
2 të verdha vezësh
(Nëse nuk keni liker mund të përdorni një tjetër lloji alkooli sipas dëshirës)

PËRGATITJA
1. Në një enë shkrim margarinën (gjalpin) dhe shtojmë sheqerin pluhur.
2. Te përzierja shtojmë qumështin, likerin, të verdhat e vezëve, kakaon dhe e trazojmë derisa të bëhet një përzierje homogjene.
3. Thyeni biskotat në copëza të vogla dhe hidhini te përzierja.
4. Pasi ta përzieni mirë, merrni një letër kalku (letër e vajosur) dhe vendosi masën e përzierjes në formë trungu.
5. E vendosim në frigorifer për disa orë dhe ëmbëlsira tonë është gati!

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389