INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Receta e të dielës: Milfei francez në tavolinën tuaj!

Receta e të dielës: Milfei francez në tavolinën tuaj!

Publikuar më: 11:23 08-07-2016

Nga Laura Koronaci


Milfei mund të duket si një ëmbëlsirë e vështirë por nuk është kështu. Milfei është një recetë franceze që për shumë kohë është quajtur “gâteau de mille-feuilles” që në shqip do të thotë “kek i një mijë shtresave” kjo sepse përbërja e saj është me disa shtresa petash dhe kremi.


PËRBËRËSIT
• 2 pako krisur thekre
• 3 pako krem vanilje që gatuhet në minutë
• 1 litër qumësht
• 3 vanilje
• 250 gr. gjalpë
• 1 pako qumësht i ëmbël
• 1 pako shllak
• sheqer pluhur

PËRGATITJA
Rrahim shllakun me një vaniljen dhe e vendosim në frigorifer.
Rrahim kremin e vaniljes me 900gr qumësht dhe një vanilje. Pasi e kemi përzier mirë e mirë shtojmë qumështin e ëmbël (qumësht panda) dhe gjalpin dhe në fund hedhim edhe gjysmën e shllakut.
Në 100 gr qumësht që na mbeti hedhim vaniljen tjetër dhe në përzierjen e fituar zhysim fletët e biskotave. Pas kësaj biskotat i shtrojmë të ena që do formojmë ëmbëlsirën. Mbi të vendosim gjysmën e kremit që kemi bërë. Këtë procedurë e përsërisim edhe një herë tjetër në mënyrë që të krijojmë tre shtresa biskotash dhe dy kremi. Mbi shtresën e fundit të biskotave shtrojmë pjesën tjetër të shllakut që na ka mbetur.
Në fund, hedhim sheqer pluhur në formë bore. Dhe e fusim ëmbëlsirën në frigorifer. Pas pak orësh është gati!

Article Logic
Execution time: 0.0042209625244141