INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Receta fantastike për një kek me mollë!

Receta fantastike për një kek me mollë!

Publikuar më: 08:32 01-07-2016

Nga Laura Koronaci

Ku ka më mirë sesa ta nisni muajin me ëmbëlsira. Akoma më mirë nëse ëmbëlsirat i bëni me duart tuaja. Receta e kësaj të diele është e një grade më të lartë vështirësie megjithatë jam e sigurt se do ja dilni dhe përfundimi do jetë shumë i shijshëm. Kek molle. Është e thjeshtë, ekonomike dhe shtëpia do të mbajë një erë shumë të mira nga molla e pjekur dhe kanella. Kështu që përvishni mëngët dhe fillojmë.

PËRBËRËSIT:
Pjesa e parë:
• 4 mollë
• 2 lugë gjalpë
• ½ filxhani sheqer
• ½ lugë kanellë
Pjesa e dytë:
• 4 vezë
• 1 filxhan sheqer
• 1 filxhan miell
• 1 lugë baking powder
• 1 vanilje

PËRGATITJA:
• Nxehim furrën në 180 gradë. Pastrojmë mollët dhe i presim në feta të holla. Lyejmë një tepsi me gjalpë dhe i hedhim sheqer dhe kanellë.
• Vendosim fetat e mollës në formë ciklike njëra pran tjetrës dhe i fusim në furrë që të bëhen të shkrifëta.
• Fillojmë më përgatitjen e brumit (pjesa e dytë). Rrahim në gradë të lartë shpejtësie vezët me sheqerin dhe vaniljen, të paktën pese minuta derisa brumi të fryhet dhe zbardhet. Ulim shpejtësinë e përzierësit dhe shtojmë miellin bashkë më baking polder-in.
• Nxjerrim tepsinë nga furra dhe shtrojmë përsipër brumin e krijuar. E rifusim në furrë për 20 minuta të tjera.
• Pasi e nxjerrim nga furra ëmbëlsirën presim 10 minuta të ftohet dhe e kthejmë nga ana tjetër në mënyrë që mollët që janë në fund të jenë lartë. Shtojmë pak kanellë përsipër.
• Ju mund ta shijoni ëmbëlsirën të ngrohtë duke i shtuar dhe pak akullorë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032930374145508