INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Receta japoneze që të bën të dukesh 10 vite më e re. Kjo arrihet vetëm në 1 javë

Receta japoneze që të bën të dukesh 10 vite më e re. Kjo arrihet vetëm në 1 javë

Publikuar më: 13:10 08-04-2016

Zbulohet sekreti pse japonezet kane shume pak rrudha. Kanë një recetë me oriz dhe shumë të thjeshtë për ta realizuar.

Orizi ka shumë përbërës që kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë, e cila është një substancë natyrale që e mbron lëkurën nga plakja e hershme dhe i parandalon rrudhat. Orizi është i pasur me acid linolik dhe skvalen, antioksidues ky shumë i fortë, që stimulon prodhimin e kolagjenit dhe ngadalëson paraqitjen e rrudhave. Gjithashtu, e ruan lëkurën tuaj nga dëmet që i shkakton ekspozimi në diell.

Telegrafi e sjell për ju recetën që gratë japoneze kanë qenë duke e përdorur me shekuj të tërë.

Përbërësit:

– 3 lugë gjelle oriz
– 1 lugë gjelle me mjaltë
– 1 lugë gjelle qumësht

Përgatitja:

1) Ziejeni orizin në një gotë uji për 2-3 minuta.
2) Prisni derisa të ftohet pastaj shtoni qumështin dhe mjaltin në oriz dhe përziejini mirë
3) Vendoseni në fytyrë për 10-15 minuta.
4) Pas 10-15 minutave hiqeni maskën dhe pastrojeni fytyrën me ujë orizi.

Maskën e vendosni po të dëshironi madje dhe në qafë.

Maska do ta bëjë lëkurën tuaj të hidratuar dhe të shëndetshme, do t’i mënjanojë rrudhat, ndërsa antioksiduesit, që gjenden në ujin, në të cilin është zier orizi ndikojnë dobishëm në lëkurën tuaj.

Pos dobive të shumta që sjell orizi, uji i orizit të zier po ashtu në mënyrë të shkëlqyeshme hidraton lëkurën e fytyrës, përmban antioksidues-dhe absorbon përbërësit e shkaktuar si pasojë e rrezeve të dëmshme ultra vjollcë të diellit. Për më shumë, orizi parandalon formimin e melaninës dhe me vetë këtë parandalon shfaqjen e njollave.

Ujin e orizit mund ta ruani në frigorifer për rreth katër ditë. Mund ta përdorni në mëngjes dhe në mbrëmje si losion për fytyrë. Mund edhe ta ngrini në akull dhe ta përdorni për pastrimin e fytyrës.
Për rezultate më të mira, përsëriteni procedurën një herë në javë.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225