INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Receta për mus çokollate në një minutë!

Receta për mus çokollate në një minutë!

Publikuar më: 09:54 10-06-2016

Mus çokollate për shumë vite ka qenë një ëmbëlsirë ekskluzivisht franceze. Në fillim të vitit 1900 ajo filloi të hynte edhe në kuzhinën e anglezëve dhe amerikanëve. Çokollata është joshja më e madhe për të vegjël dhe të mëdhenj. Provoni këtë recetë me 3-4 përbërës dhe brenda pak minutave ju do të shijoni rezultatin.

PËRBËRËSIT
500 gr. çokollatë e fortë
250 gr. qumësht
500 gr. krem qumështi

PËRGATITJA
Vendosim qumështin në një enë, në zjarr të ulët dhe brenda saj shkrim çokollatën.
E lëmë përzierjen të ftohet për pak minuta.
Rrahim kremin e qumështit derisa të bëhet një masë e ngjeshur.
Hedhim kremin e qumështit të rrahur te përzierja e parë dhe e trazojmë avash nga poshtë lartë.
Hedhim mus-in nëpër gota dhe e vendosim në frigorifer derisa të ngrijë.
(pasi e nxjerrim nga frigoriferi, gotat mund ti zbukuroni me fruta të stinës sipas dëshirës)

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672