INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Receta për një cheesecake të shpejtë e të thjeshtë

Receta për një cheesecake të shpejtë e të thjeshtë

Publikuar më: 09:03 20-05-2016

Cheesecake një nga ëmbëlsirat më të preferuara të pranverës, vjen në tavolinën e shtëpisë suaj në katër hapa të thjeshtë. Për amvisa që e kanë kohën e limituar kjo recetë do të sjellë “lumturi” në tavolinën tuaj. Jo vetëm shumë e shpejtë dhe e thjeshtë për tu bërë, por edhe shumë e shijshme.

PËRBËRËSIT
Për bazën duhen: 250 gr. biskota sipas dëshirës dhe 125gr. gjalpë
Për kremin duhen: 600 gr. krem djathi (Philadelphia), 200gr. krem qumështi dhe 60gr. sheqer pluhur
Për ta shërbyer, duhet gjithashtu një reçel ose gliko sipas dëshirës suaj. Preferohet reçel qershie të egër.

PËRGATITJA
1. Në fillim thërrmoni biskotat në një madhësi të tillë sa të bëhet një masë kompakte. Ndërkohë në një enë shkrimë gjalpin dhe më pas e përziejmë atë bashkë me biskotat e thërrmuara.
2. Përbërjen e krijuar e vendosim në formë baze në një enë kryesisht transparente në mënyrë që të dallohen shtresat e ëmbëlsirës sonë dhe e vendosim në frigorifer.
3. Në një enë tjetër vendosim djathin krem bashkë më sheqerin pluhur dhe i përziejmë mirë. Shtojmë kremin e qumështit dhe i përziejmë sërish. Kremin e krijuar e lëmë për 15 min në frigorifer.
(TIPS: Te kremi shtojmë disa pika limoni për ti dhënë shijen e athet)
4. Pasi është ftohur kremi e hedhim atë mbi bazën e cila është ftohur gjithashtu. Shtojmë dhe reçelin e qershisë dhe e fusim ëmbëlsirën sërish në frigorifer.

Vetëm pak orë dhe ajo është gati për t’u shijuar!

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949