INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Receta për zhdukjen e milingonave

Receta për zhdukjen e milingonave

Publikuar më: 07:30 16-07-2016

Gjatë verës ato vërshojnë nëpër shtëpitë tona për shkak të nxehtësisë së kohës, dhe shumica prej njerëzve detyrohen që të përdorin produkte për t’i larguar ato. Është koha e verës dhe pikërisht tani, milingonat janë njëri ndër shqetësimet kryesore që ndodhin nëpër shtëpitë tona.

Ndër këto produkte përfshihen spreje të ndryshme të cilat janë po aq të dëmshme për njerëzit aq sa edhe për milingonat. Këto produkte njihen zakonisht për shkaktimin e astmës për shkak të përbërësve të tyre të cilat ua shkurtojnë frymëmarrjen.

Prandaj, ju nuk keni nevojë më që ta vendosni veten dhe familjen tuaj në rrezik sepse ekziston një recetë e përgatitjes në kushte shtëpie që do t’i zhduk milingonat përgjithmonë dhe nuk do ta vë në rrezik shëndetin tuaj.

Gjithë çfarë iu duhet është vaji i karafilit, vaj esencial të mentës dhe një filxhan ujë. Përzieni të gjitha këto bashkë dhe tundni mirë, pastaj vendosni kudo që të shihni milingona dhe përsëriteni këtë disa herë.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719