Një lajm i mirë për të gjithë fansat e grupit “Red Hot Chili Peppers”.
Pas pesë vitesh nga albumi i tyre u fundit, ata kanë deklaruar se do të nxjerrin atë të radhës. Grupi i rrokut këtë herë nuk ka bashkëpunuar me producentin Rick Rubin, i cili është kujdesur për të gjitha albumet e bandës. Vendin e tij e ka zënë një tjetër producent i njohur, Danger Mouse, i cili ka punuar me rrymën hip-hop dhe së fundmi është kujdesur për albumin “25” të këngëtares Adele. Banda muzikore ka vendosur ta promovojë albumin e ri “The Gateway” nëpërmjet disa koncerteve si “Roskilde” në Danimarkë, “Fuji Rock” i Japonisë apo në Leeds të Anglisë. Ky do të jetë albumi i 11-të i grupit i cili të do nxirret në treg më 17 qershor.