INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Redi Jupi dorëhiqet nga kombëtarja U-21

Redi Jupi dorëhiqet nga kombëtarja U-21

Publikuar më: 11:34 20-10-2016

Redi Jupi nuk do të jetë më në pankinën e Kombëtares shqiptare të U21. Trajneri 42 vjeçar ka dhënë dorëheqjen e tij nga kjo detyrë , e cila duket se është pranuar edhe nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit , Armando Duka.

Redi Jupi e mori drejtimin e kombëtares U21 në vitin 2015, teksa zëvendësoi Skënder Gegën. Redi Jupi e drejtoi kombëtaren Shqiptare gjatë ndeshjeve eliminatore për Evropianin e vitit 2017 të kësaj grupmoshe.

Kuqezinjtë 21 vjeçarë ndodheshin në Grupin 4 të këtyre kualifikuesve, të cilat i mbyllën në vendin e katërt me 12 pikë, me një bilanc prej 3 fitoresh, 3 barazimesh dhe 3 humbjesh.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213