INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi për Kryetarin e PS, debate në grup: Kokëdhima vijon sulmin…

Referendumi për Kryetarin e PS, debate në grup: Kokëdhima vijon sulmin…

Publikuar më: 15:41 21-03-2016

Në takimin e parë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të mbajtur pas Kongresit të partisë, debati filloj aty ku u mbyll në organin më të lartë të partisë, Referendimin për postin e kryetarit.

Ben Blushi ka kërkuar të dijë për teknikalitetet, përfshirë pyetjen të cilës baza socialiste do t’i japë përgjigje sikurse a do të ketë fushatë nga kërkuesi referendumit.

Pavarësisht se në mbledhje ishte kërkuesi i referendumit, kryeministri Rama përgjigjen e ka marrë nga Gramoz Ruçi. Mësohet se qëndrimi i Ruçit ka qenë i prerë.

“Për aq kohë sa anëtarësia është thirur të japë një mendim në referendum, PS nuk ka përse bën fushatë. Por, kush të dojë të ndërmarrë një fushatë është i lirë ta bëjë”.

Në mbledhjen e grupit ëhstë bërë publike dhe pyetja që do ti drejtohet anëtarësisë në referendumin që do të mbahet me 9 Prill.

“Nëse partia fiton zgjedhjet parlamentare dhe kryetari i saj është mandatuar për kryeministër, a quhet legjitim vazhdimi i mandatit si kryetar partie?”, Po apo Jo.

Por në këtë takim të grupit parlamentar siocialist ka vijuar debate mes Koço Kokëdhimës dhe Gramoz Ruçit. Mësohet se çështja e mandatit të Kokëdhimës, i dërguar në kushtetuese nuk po e lë të qetë deputetin e Vlorës. Ai ka kundërshtuar përgjigjen e kreut të grupit se çështjet e Gjykatës kushtetuese kalojnë automatikisht në për votim në kuvend. Ai i ka lexuar Ruçit procedurën, duke ngritur pretendimin se rasti i tij nuk është ai për të cilën mori përgjigje. 

Article Logic
Execution time: 0.0040531158447266