INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi, Bushi dhe Hafizi deklaratë të përbashkët nga Shkodra

Referendumi, Bushi dhe Hafizi deklaratë të përbashkët nga Shkodra

Publikuar më: 18:36 01-04-2016

Edhe pak ditë na ndajnë nga Referendumi i Partisë Socialiste që do të mbahet me 9 prill. Referendum që do të përcaktojë nëse në Partinë Socialiste do të mbahen zgjedhje ose jo për kreun e saj.

Dy deputetët e Partisë Socialiste, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë dhënë një deklaratë të përbashkët nga Shkodra, në lidhje me referendumin.

Blushi tha se do të kundërshtojë çdo parregullsi ndërsa shtoi se “Rama s’ka respekt për vetveten dhe do të nxjerrë anëtarët e PS-së në votim duke i kërcënuar me heqje nga puna për ta çuar pjesëmarrjen në 90 % në një kohë kur pjesëmarrja në zgjedhjet lokale dhe parlamentare ka qenë nën 50 %"

Ndërsja deputetja Hafizi u përqendrua te probleme të tjera, ku sipas saj, anëtarëve të Partisë Socialiste po iu hiqet e drejta e votës.

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109