INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi i 9 Prillit përçan gratë socialiste

Referendumi i 9 Prillit përçan gratë socialiste

Publikuar më: 15:14 08-04-2016

Edhe gratë socialiste janë ndarë në qëndrime për referendumin e 9 Prillit. Një ditë përpara se sa anëtarët e Partisë Socialiste do t’i drejtohen kutive të votimit, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi kanë qëndrime krejt të kundërta mbi këtë proçes.

Nga Lezha Lindita Nikolla e quajti referendumin si një çështje madhore për PS-në.

“Gjithë anëtarësia e vjetër apo anëtarët e rinj të Partisë Socialiste të shprehin me votë mendimin e tyre për këtë vendimmarrje kaq të rëndësishme të partisë socialiste, jo thjesht si rezultat i procesit referendar, por si një ushtrim të mirëfilltë demokracie që ndodh për herë të parë në këto 25 vite të Shqipërisë pluraliste”.

Por një tjetër thirrja ka deputetja e Qarkut të Shkodrës Mimoza Hafizi. E njohur për qëndrimin kritik ndaj Kryetarit të Partisë, i cili ka shkelur Statutin duke mos mbajtur zgjedhje e strukturave, Hafizi kërkon bojkotim të referendumit.

“Ky referendum është një përpjekje e pashpresë për të legalizuar mandatin 7-vjeçar të kryetarit të PS. Dëshiroj t’u them të gjithë socialistëve shqiptarë,mos u bëni pjesë e kësaj farse, mos lejoni t’ju përdorin, mos u bësoni premtimeve për punësim në këmbim të 1 vote, mos kini frikë, mos lejoni t’ju nëpërkëmbin dinjitetin”.

Të shtunën në orën 08:00 do të hapet votimi në 385 qëndrat e përcaktuara në të gjithë Shqipërinë dhe do të mbyllet në orën 16:00.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668