INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi i PS, Balla apel për pjesmarrje

Referendumi i PS, Balla apel për pjesmarrje

Publikuar më: 12:49 06-04-2016

Partia Socialiste do të mbajë këtë të shtunë referendumin, ku kërkon vendimin e anëtarësisë mbi mandatin e kryetarit në rastin kur ai fiton zgjedhjet. Për këtë qëllim, deputeti Taulant Balla, i cili është dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Rajonin Elbasan – Korçë, zhvilloi një takim me strukturat e partisë në qytetin e Pogradecit.

Deputeti Balla e cilësoj referendumin e 9 prillit, si nivelin me të lartë të demokracisë për një forcë politikë.

“Qytetarët shqiptarë vetëm Kushtetutën kanë votuar me referendum. PS me këtë akt tregon më së miri nivelin e demokracisë në organizimin e saj”.

Ndërkohë Ben Blushi ka lajmëruar një ditë më parë se nuk do të marrë pjesë në referendumin e PS, por si kundërpërgjigje ka ardhur këtë të mërkurë qëndrimi i kolegut të tij në parti Taulant Balla. Deputeti socialist Balla i bëri thirrje të gjithë anëtarëve të partisë që të marrin pjesë masivisht në referendumin e së shtunës. Ka një arësye të fortë Taulant Balla kur lëshon këtë apel.

“Sepse ky është një akt i pastër demokracie brenda partisë më të madhe në vend”.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049