INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi i PS: Edi Rama: Nuk do të jetë i pari dhe i fundit Blushi: Referendumi i manipuluar

Referendumi i PS: Edi Rama: Nuk do të jetë i pari dhe i fundit Blushi: Referendumi i manipuluar

Publikuar më: 16:35 09-04-2016
81 mijë e 572 antarë të Partisë Socialiste janë thirrur të marrin pjesë në referendum këtë të shtunë për të vendosur ata, nëse Edi Rama duhet të vazhdojë të drejtojë këtë forcë, apo duhet të shkohet në zgjedhje për postin e kryetarit të partisë. Deputeti Ben Blushi ka bërë reagimin e tij për referendumin duke thënë se vetëm Tirana dhe Durrësi kanë një pjesëmarrje mbi 50%, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera, ajo ëhstë nga 39 deri në 48 përqind . Blushi sqaron se kjo arsyeja pse  lista e anëtarësisë u reduktua me 20%, me qëllim që referendumi të quhet i vlefshëm, kur nevojitet pjesëmarrja 50 plus 1.
 
“Sot nuk votova për referendumin që u sajua për të më hequr të drejtën e kandidimit personalisht mua dhe të drejtën e zgjedhjes gjithë anëtarësisë së Partisë Socialiste. Ky referendum u krye në shkelje të plotë të Statutit dhe rregullave të Partisë. Lista e zgjedhësve u manipulua  duke u reduktuar me afro 20% për të bërë të mundur pjesëmarrjen e cila duhet të jetë 50 plus 1 që referendumi të quhet i vlefshëm. Nga të dhënat që kam mbledhur deri në orën 14.00 rezulton se pjesëmarrja përvecse në Tiranë dhe Durrës, pothuajse askund nuk ka kaluar 50 përqind të listës”, tha Blushi. 
 
 
Vetë Edi Rama, nismëtari i referendumit votoi në njësinë administrative të Qesarakut dhe lajmëroi se Partia Socialiste do ta përdori të drejtën statutore për të zhvilluar referendum edhe për çështje të tjera.  Ndërkohë qendrat e votimit do te jenë të hapura deri në orën 16.
 
Article Logic
Execution time: 0.0042870044708252